[okfn-discuss] Albanian translation

Dashamir Hoxha dashohoxha at gmail.com
Tue Jun 8 06:38:04 UTC 2010


Hi,

Attached is an initial Albanian (Shqip) translation of the OKD.

Regards,
Dashamir Hoxha
-------------- next part --------------
Përkufizimi i Dijes së Hapur

Fjalori

Fjala dije është përdorur për të përfshirë:

   1. Përmbajtje si muzika, filmat, librat
   2. Të dhëna, qofshin shkencore, historike, gjeografike apo çfarëdo tjetër
   3. Informacione qeveritare dhe të njësive të tjera administrative.

Softueri nuk është përfshirë, edhe pse është e qartë se është thelbësor,
meqënëse është trajtuar mjaftueshëm në punime të mëparshme.

Fjala punim do të përdoret për të quajtur njësinë e dijes për të cilën po bëhet fjalë.

Mund të përdoret edhe fjala paketë, për të quajtur një përmbledhje punimesh.
Natyrisht që një paketë e tillë mund të shikohet si një punim në vetvete. 

Fjala liçencë përdoret për liçencën ligjore të punimit. Aty ku nuk është
përmendur ndonjë liçencë, merren për bazë kushtet ligjore të zakonshme
në të cilat punimi mund të përdoret.

Përkufizimi

Një punim është i hapur nëse mënyra e shpërndarjes së tij kënaq kushtet 
e mëposhtme:

1. Aksesi

Punimi mund të merret i plotë dhe me një çmim jo më të madh se një kosto
riprodhimi e arsyeshme, mundësisht të jetë i shkarkueshëm nga Interneti pa
pagesë. Gjithashtu punimi duhet të jetë në një format të përshtatshëm dhe
të modifikueshëm.

2. Rishpërndarja

Liçenca nuk duhet të pengojë dikë për ta shitur ose për ta dhënë punimin,
qoftë më vete, qoftë si pjesë të një pakete të përbërë prej punimeve nga burime
të ndryshme. Liçenca nuk duhet të kërkojë ndonjë taksë ose ndonjë pagesë
tjetër për një shitje ose shpërndarje të tillë.

3. Ripërdorimi

Liçenca duhet të lejojë ndryshimet dhe punimet pasuese dhe duhet tu lejojë atyre të shpërndahen në të njëjtat kushte si puna origjinale. Liçenca mund të imponojë disa forma mirënjohjeje dhe kërkesa integriteti: shiko parimin 5 (Mirënjohja) dhe parimin 6 (Integriteti) me poshtë.
 
4. Mungesa e Kufizimeve Teknologjike

Punimi duhet të ofrohet në një formë të tillë që të mos ketë pengesa 
teknologjike për kryerjen e veprimtarive të mësipërme. Kjo mund të arrihet
duke e ofruar punimin në një format të hapur të dhënash, d.m.th në një 
format përcaktimi i të cilit mund të gjendet publikisht dhe lirisht, dhe 
i cili nuk ka kufizime monetare ose kufizime të tjera për përdorimin e tij. 

5. Mirënjohja

Liçenca mund të kërkojë si një kusht për rishpërndarjen dhe ripërdorimin
shprehjen e mirënjohjes për krijuesit dhe plotësuesit e punimit. Nëse një
kusht i tillë është vendosur, ai nuk duhet të jetë i thatë. Për shembull,
nëse mirënjohja kërkohet si kusht, një listë e atyre që e kërkojnë atë
duhet të shoqërojë punimin.

6. Integriteti

Liçenca mund të kërkojë që nëse një punim shpërndahet në një formë të
modifikuar, punimi i modifikuar të ketë një emër ose numër versioni
të ndryshëm nga punimi fillestar.

7. Pa Dallim Grupimesh

Liçenca nuk duhet të bëjë dallim midis personave apo grupeve të ndryshëm.

8. Pa Dallim Fushash

Liçenca nuk duhet të kufizojë përdorimin e punimit në ndonjë fushë të caktuar.
Për shembull, nuk mund të kufizojë që punimi të përdoret në një biznes ose
që të përdoret për kërkime ushtarake.

9. Shpërndarja e Liçencës

Të drejtat që i bashkëngjiten punimit duhet të aplikohen për të gjithë ata
të cilëve u është rishpërndarë punimi, pa qënë nevoja për egzekutimin
e një liçence shtesë nga këta.

10. Liçenca Nuk Duhet të Jetë Veçanërisht Për Një Paketë

Të drejtat që i bashkëngjiten punimit nuk duhet të varen nga kushti që
punimi të jetë pjesë e një pakete të veçantë. Nëse punimi është nxjerrë
nga kjo paketë dhe është përdorur apo rishpërndarë brenda kushteve të 
liçencës së punimit, të gjithë ata të cilëve punimi u është dhënë duhet
të kenë të njëjtat të drejta si ato që janë dhënë në lidhje me paketën
fillestare.

11. Liçenca nuk Duhet të Kufizojë Shpërndarjen e Punimeve të Tjera

Liçenca nuk duhet të vendosë kufizime për punimet e tjera që shpërndahen
bashkë me punimin e liçencuar. Për shembull, liçenca nuk duhet të
kushtëzojë që të gjitha punimet që shpërndahen në të njëjtin mjedis
të jenë të hapura. 
















More information about the okfn-discuss mailing list